Dyshohet se tre persona janë zhdukur si pasojë e vërshimeve në Pejë – Shqip

by admin
Spread the love

Burime të  Tv Duakgjini kanë bërë të ditur se dyshohet se tre persona janë zhdukur si pasojë e vërshimeve, në Pejë.

Ndërsa, pak më herët është raportuar se një fëmijë ka humbur jetën, gjithashtu, si pasojë  e këtyre vërshimeve.

Në lidhje me këto vërshime për Tv Dukagjinin, Besim Aliu, nga Instituti Hidrometeorologjik ka thënë se edhe gjatë ditës së diel pritet të jetë mot i njëjtë gjatë orëve të paradites, ndërsa pasdite do të këtë shkarkime të rrufeve.

“Kolegia që gjendet në terren ka raportuar që në një interval të shkurtër kohë kemi pasur  sasi të mëdha të reshjeve. kështu ato reshje kanë rezultuar me vërshime lokale. Reshje kemi pasur dhe në shumë vende të Kosovës. Por intezitet me i vogël. Nesër parashihet mot i ngjashme ndërsa pas ditës me shkarkime rrufesh”, ka thënë Aliu.

 

You may also like