Dyshohej se dalja e Big Mamës nga BBV-ja ishte e planifikuar

by admin
Spread the love

Big Mama është banorja e fundit që la shtëpinë e Big Brother VIP pas një debati shumë të fortë me Antonelën gjatë spektaklit live.

Ish banorja ishte e nominuar për të premten por ajo u revoltua me Antonelën dhe kërkoi që ta lërë shtëpinë/

Ajo kishte vetëm tre javë brenda shtëpisë.

Përpara spektaklit të së premtes ishte lajmi.net i pari që raportoi që ajo do të largohej dhe se e gjitha ishte e planifkuar.

Ishte Vesel Kurtishaj ish banor i BBV-së që gjatë intervistës për lajmi.net shpalosi daljen e Big-ut po atë natë. Ai sqaroi se kishte vënë bast live në Instagram me një ish banor, madje ai shtoi tutje se nëse kjo gjë vërtetohet i bie që Big Mama ka bërë marrëveshje me produksionin për qëndrimin e saj për vetëm tri javë.

Po të premten kjo gjë u vërtetua dhe Big Mama u largua nga shtëpia e BBV-së.

E pas daljes së Big-ut ende pa u mbushur 24 orë ajo i është kthyer punës, saktësisht dasmave.

Sipas mediave këngëtarja ka konfirmuar pjesëmarrjen e saj si këngëtarja kryesore në dasmën e futbollistit të njohur nga Maqedonia, Mevlan Murati.

Eventi është zhvilluar në Maqedoni mbrëmë dhe si i tillë vetëm sa i shton “benzinë zjarrit” se dalja ka qenë e planifikuar.

Dihet që datat për këngëtarët caktohen muaj e madje edhe vite më herët dhe në asnjë variant, çifti nuk do të rrezikonte që të llogariste në “televotim” apo “daljen vullnetare” të Big-ut që mbërriti sonte të jetë pjesë e eventit.

E si duket raportimi i lajmi.net doli të jetë plotësisht i saktë, që hyrja dhe dalja e saj ishte e gjitha një marrëveshje.


You may also like