Dyshime për korrupsion, bastisen zyrat e Olimpiadës ‘Paris 2024’

by admin
Spread the love



Get it on Google Play

Selia e Organizatorëve të Olimpiadës “Paris 2024” është bastisur sërish nga prokuroria financiare kombëtare e vendit. Shkak janë bërë shqyrtimet e firmave të menaxhimit të olimpiadës, pjesë e një hetimi në vazhdim, dyshuar për favorizim të firmave të veçanta në dhënien e tenderave.

Sipas AFP, kjo është hera e dytë që hetuesit francezë kryejnë një bastisje në selinë e organizatorëve të Olimpiadës “Paris 2024” dhe Komitetit Organizativ të Lojërave Paraolimpike. Kjo vjen pas një bastisjeje në qershor në zyrat e Komitetit Organizativ dhe ato të Solideo, kompania përgjegjëse për punimet e ndërtimit Paris 2024.

Raportet e lajmeve thonë se hetuesit bastisën gjithashtu shtëpitë e shefit ekzekutiv të Paris 2024, Etienne Thobois dhe drejtorit ekzekutiv të operacioneve të Lojërave Edouard Donnelly, megjithëse asnjë zyrtar nuk përballet me akuza kundër tyre. Organizatorët e Paris 2024 konfirmuan se ata vunë në dispozicion të prokurorisë financiare të gjithë dokumentacionin që kërkoi.

You may also like