Dymijë persona të lindur në vitet ‘70 marrin sefte letërnjoftim të Kosovës (VIDEO)

by admin
Spread the love

Karta e identitetit e Axherko Mezelxhiu nuk e ka simbolin e Republikës së Kosovës, pasi i takon fillimviteve 2000.

E tashti rreth dy dekada më vonë, zonja që ka lindur në Dibër të Maqedonisë së Veriut, e që është e martuar në kryeqytet, ku jeton që nga vitet 80-ta, po i merr dokumentet e Republikës së Kosovës, raporton Ju Flet Prishtina.

“Meqenëse kam punuar 9 vjet e gjysmë në kohën e ish-Jugosllavisë, afrohet koha e pensionit për t’i rregulluar vitet e punës erdha që t’i përtërij dokumentet e nënshtetësisë së Kosovës”, tha ajo.

E si Mezelxhiu janë të shumtë ata që nuk kanë dokumente të Republikës edhe 15 vjet pas shpalljes së pavarësisë. Sipas të dhënave të Komunës së Prishtinës, që nga paslufta janë 1906 persona të riregjistruar që kanë lindur në vitet 70-ta.

Shkëndije Krasniqi, Ushtruese e Detyrës në Sektorin e Gjendjes Civile, tregon se kjo ishte më problem deri më 2012, pasi që librat e lindjes deri në këtë vit ishin në Serbi, të marra gjatë luftës në Kosovë në vitet ‘98-‘99.

Për këto procedura, qytetarëve u kërkohet një dëshmi se deri në vitin 1998 personi ka jetuar në territorin e Kosovës.

Krasniqi tregon se për këtë proces, për ata që jetojnë në diasporë ka më shumë procedura dhe dokumente që kërkohen. /Klankosova.tv

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

You may also like