Dygolëshi i Balajt i jep fitoren Boluspor, goli i parë erdhi nga asisti i Roshit

by admin
Spread the love

Ka qenë një javë shumë produktive për lojtarët shqiptarë në botë pasi një numër i madh i tyre kanë arritur të shënojnë gola. Berat Gjimshiti arriti të shënonte gol me Atalantën e tij, ndërsa shënuan gjithashtu edhe Elbasan Rashani e Arbër Zeneli në Ligue 1.

Ndërkohë që ka shkëlqyer gjithashtu me Boluspor edhe sulmuesi i kombëtares shqiptare Bekim Balaj. Ai shënoi një dygolësh përballë Samsunspor që i dha edhe fitoren ekipit të tij me rezultatin 2-1.

Miqtë kaluan të parët në avantazh, ndërsa dy golat e Bekim Balaj arritën të përmbysnin gjithçka. Goli i parë madje ishte totalisht shqiptar pasi edhe asisti erdhi nga këmbët e lojtarit tjetër të kombëtares Odise Roshi.

Në këtë sfidë për Boluspor u aktivizua në fundin e takimit edhe Dejvi Bregu, ndërsa në kampin tjetër të Samsunspor, nuk kishte minuta në këtë takim për Eraldo Çinarin. /oversport.tv

Foto: Boluspor, Twitter

You may also like