Dyfishohen kalimet e jashtëligjshme përmes Ballkanit Perëndimor, sipas Frontex

by admin
Spread the love

Itinerari me numrin më të lartë të kalimeve të jashtëligjshme kalon përmes Ballkanit Perëndimor, ku janë vërejtur plot 11.700 raste vetëm në dy muajt e parë të 2022.

Thënë ndryshe, Frontex raporton se shifrat janë dyfishuar në krahasim me të njëjtën periudhë gjatë vitit të shkuar.

Vetëm në shkurt, 5.700 emigrantë janë përpjekur të kalojnë në shtetet e Europës duke përdorur këtë itinerar, ndërsa kombësitë që mbizotërojnë janë sirianët dhe afganët.

Numri i përgjithshëm i kalimeve të jashtëligjshme në kufijtë e jashtëm të unionit gjatë dy muajve të parë të vitit është rritur me 61 për qind, raporton agjencia që kontrollon kufijtë e vendeve të zonës Schengen.

Autoritetet kanë regjistruar 11.850 kalime të jashtëligjshme në kufijtë e shteteve të Bashkimit Europian, shifër e cila shënon një rritje prej një të kartën krahasuar me të njëjtën periudhë gjatë vitit të shkuar.

Në shifrat e mundësuara nga Frontex nuk janë të përfshira kalimet e refugjatëve ukrainas.

Rruga Press

You may also like