Dybala në kërkim të një skuadre, preferon Milanin dhe jo Interin në Serie A

by admin
Spread the love

Paulo Dybala ka filluar që tani të bëjë llogaritë për të ardhmen e tij, por për momentin nuk ka asgjë konkrete mes skuadrave që mund të bëjnë të vetin yllin argjentinas pas lamtumirës nga Juventusi, që do të ndodhë në fund të sezonit.

Arsenal dhe Newcastle kanë shfaqur interes, por nuk ka akoma diçka zyrtare. Dybala, ndonëse do që të largohet nga Italia, duket se nuk është i kënaqur me këto telefonata.

Sipas asaj që shkruan “Corriere dello Sport” nëse nuk arrin që të largohet nga Serie A, skuadra që e bind më shumë në kampionatin italian është Milani.

Ndërsa Interi, që nuk është i gatshëm që të ofrojë paga të çmendura, i ka thënë agjentëve të lojtarit që nëse pranon një shifër më të ulët, atëherë Marotta është gati që ti ofrojë një kontratë edhe për një vit. / Oversport.tv

You may also like