Dy vëllezër në paraburgim, mashtruan qytetarë për viza (VIDEO)

by admin
Spread the love

Një person ka rënë në pranga, meqë dyshohet se para dy vjetësh ka mashtruar disa persona, duke iu marrë shuma të majme parash për t’iu rregulluar viza pune për në shtetet evropiane.

I arrestuari i së mërkurës dyshohet se, bashkë me vëllanë e tij, për disa muaj rresht, ishin pronarë të zyrës “IBEA”, me lokacion në rrugën “Mujë Krasniqi”. Përmes saj, ata dyshohet se ranë në kontakt me viktimat, të cilët i mashtruan.

Në të gjitha rastet, dy vëllezërit problematikë përdorën identitete të tjera. Me t’i marrë paratë, të dyshuarit mbyllën zyrën, derisa e bllokuan edhe numrin, me të cilin kontaktuan me tashmë të dëmtuarit.

Kështu vepruan edhe në një rast tjetër, ku u sollën kinse janë zyrtarë ministrie.

You may also like