Dy të vdekur pas përplasjes së trenit me punonjësit e binarëve në Gjermani

by admin
Spread the love

Pesë të tjerë po kurohet për traumën e dëshmuar kur dy kolegët e tyre u vranë nga goditja e trenit në aksidentin makabër.

Dy njerëz kanë vdekur dhe të tjerë po trajtohen për tronditjen psikologjike, pasi një aksidenti të rëndë hekurudhor në Këln, në perëndim të Gjermanisë.

Treni besohet se u përplas me një grup njerëzish që po punonin pranë binarëve në qytezën Huerth paraditen e sotme, raportonte agjencia gjermane ‘dpa’.

Punonjës policie dhe emergjencash ishin në vendngjarje teksa hekurudha ishte mbyllur për trafikun.

Një zëdhënës i policisë tha se disa njerëz ishin plagosur në incident, por pa dhënë numrin e saktë.

Ai shtonte se treni i aksidentit shkonte nga qyteti Këln drejt Koblenz.

Grupet e ndihmës po trajtonin të plagosurit dhe pasagjerët e trenit, të cilët fillimisht nuk u lejuan të dilnin nga vagonët.

Rrjeti rajonal Kölner Stadt-Anzeiger tha se përveç prezencës së gjerë të policisë, 10 ambulanca dhe shumë zjarrfikës kishin ardhur në vendngjarje.

Linjat hekurudhore mes stacionit të Huerth-Kalscheuren dhe atij të Bruehl qëndronin të mbyllura.


Top Channel

You may also like