Dy të vdekur në rrëzimin e autobuzit të mbushur me nxënëse në autostradën në Angli (fotot)

by admin
Spread the love

Mjete zjarrfikëse dhe të policisë nxitonin sot drejt zonës së Merseyside në veriperëndim të Anglisë ku një autobus i mbushur me nxënëse të shkollës Caldy Grange dhe asaj të West Kirby, u përmbys në autostradën M53.

Ngjarja e rëndë pasdites së të premtes ka shkaktuar tragjikisht vdekjen e shoferit të mjetit dhe të një nxënëseje deri tani, raportohet së fundmi nga policia, ndërsa shumë të tjerë janë të plagosur.

Hetuesit dhe grupet e ndihmës janë në vendngjarje duke vlerësuar të plagosurit dhe shpërndarë ata në qendrat përkatëse mjekesore.

Shoferët shpërndanin pamje nga vendngjarja ku shihet autobusi përmbysur me nxënëset e dy shkollave, disa prej të cilave dilnin nga dritaret e thyera të mjetit.

Ata shkruanin: “Përplasje në autostradën M53 drejt Liverpool, nga mjeti shihet që dalin fëmijë, nxënës shkolle. Autobusi mbante nxënëse të shkollave të vajzave Calday Grange dhe West Kirby Grammar.

Shërbimi i ambulancave e deklaronte fillimisht aksidentin incident madhor, duke shtuar se plagosjet e traumës ishin të shumta. incident.

Oficerët e trafikut janë ende duke dhënë ndihmë në skenë ndërsa shoferët janë këshilluar të zgjedhin rrugë alternative.