Dy qitës dhe 60 gëzhoja, dinamika e atentatit në Fushë Krujë  

by admin
Spread the love

Të paktën 60 gëzhoja janë drejtuar ndaj automjetit me të cilën udhëtonin Brilant Martinaj, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata.

Sipas të dhënave të para shënjestër e atentatit ka qenë Brilant Martinaj, person me precedentë kriminalë, i akuzuar dy vjet më parë edhe për vrasjen e ish-efektivit Xhuliano Prela, por më pas i liruar nga kjo akuzë.

Sipas gazetares Klodiana Lala kanë qenë të paktën dy qitës që kanë qëlluar në këtë atentat ndaj mjetit, që më pas ka shpërthyer në flakë, duke izoluar brenda tij dy prej viktimave që me sa duket janë shkrumbuar dhe pikërisht Brilant Martinaj dhe Besmir Hoxha. Nga ana tjetër raportohet se zona ku ka ndodhur ngjarja nuk ka kamera sigurie.

Pak minuta më pas një mjet tip Passat, që besohet se është përdorur nga autorët është gjetur i djegur në fshatin Larushk, ndërsa mësohet se brenda tij janë gjetur edhe dy armë kallashnikov dhe një M5./Opinion.al

 

You may also like