Dy policë, një qytetar vriten me armë pas kontrollit në pronën rurale në Australi (fotot)

by admin
Spread the love

Dy oficerë policie dhe një anëtar i publikut janë qëlluar për vdekje në një shtëpi të largët në Queensland, Australi.

Oficerët besohet se po i përgjigjeshin një thirrjeje për person të zhdukur rreth 270km në perëndim të Brisbane.

Policia tha në një konferencë shtypi se sulmuesit mbeten në arrati, ndërsa u bënin thirrje rezidentëve të qëndronin në shtëpi “deri në një njoftim të mëvonshëm”.

Komisionerja e policisë Katarina Carroll, tha se katër oficerë kishin shkuar në shtëpinë në fjalë, ku ishin pritur me një lum plumbash nga sulmuesit. Dy oficerët e tjerë kishin mbetur të plagosur dhe po trajtohen në spital.

Zyrtarët nuk dhanë detaje për natyrën e përplasjes se rende por thanë se humbjet e jetës janë nga më të mëdhatë kohët e fundit.

Hetimet vijojnë.


Top Channel

You may also like