Dy pjesëtarë të stafit të kombëtares italiane pozitiv me covid

by admin
Spread the love

U fol se disa lojtarë të skuadrës kombëtare italiane ishin të infektuar me covid, por federata njofton se rastet pozitive i përkasin anëtarëve të stafit. Gjithsesi, kjo është një kambanë alarmi për kombëtaren e Mancinit, 2 ditë para ndeshjes vendimtare kundër Maqedonisë së Veriut.

“Gjatë kontrolleve gjatë hyrjes në grumbullimin e kombëtares italiane janë gjetur 2 raste pozitiv me covid tek pjesëtarët e stafit. Këta të fundit janë futur në izolim”, shkruhet në njoftimin e federatës italiane të futbollit.

Federata bën me dije se “ ka edhe raste të tjera pozitivë që lidhen me stafin organizativ dhe mbështetës të kombëtares, edhe në këto raste, personat e infektuar janë futur në izolim dhe nuk janë pranuar në qendrën teknike. Do të vazhdojnë kontrollet edhe në ditët në vazhdim”. / Oversport.tv

Foto: FIGC Twitter

You may also like