Dy persona infektohen me malaria nga mushkonjat në Florida, sëmundja e paparë prej disa dekadash në SHBA (fotot)

by admin
Spread the love

Dy persona janë infektuar çuditërisht me sëmundjen tropikale të malarias në jug të Floridas, teksa doktorët thonë se mund të ketë raste të tjera pasi besohet se vjen nga mushkonja të infektura të cilat kanë pickuar subjektet.

Individët e diagnostikuar ishin në kontenë e Sarasota, të zbuluar mes 25 qershorti e 1 korrikut, njoftonin autoritetet lokale shëndetesore.

Zhvillimi çon numrin total të rasteve të pashjeguara të malarias në shtatë sivjet në SHBA, me katër të tjera në Florida dhe një në Texas.

Zyrtarët thonë se sëmundja vjen nga mushkonja vendase që tashmë bartin sëmundjen dhe e përhapin atë duke pickuar njerëzit.

Sarasota dhe konteja fqinje Manatee, me rreth 859,000 banorë, kanë qenë në alarm për malarian prej 19 qershorit.

Autoritetet thonë se për të përballuar situatën po kryhen spërkatje në zonat bregdetare, teksa banorët po nxiten të marrin masa mbrojtëse apo të shmangin vendet me ujëra të ndenjur apo bimësi ku mushkonjat e infektuara mund të gjejnë terren shumimi.

Megjithse malaria raportohet se është çrrënjosur nga SHBA në vitin 1951, raste sporadike janë shfaqur herë pas herë pas here duke shkaktuar probleme dhe panik.

Disa ekspertë thonë se kjo përhapje mund të vijë nga ‘ngrohja globale’ por fenomeni mund të ketë shkaqe të tjera si transportim nga persona të infektuar, sulme biologjike apo bakteriologjike.

Malaria e ka origjinën nga Afrika dhe është e lidhur me Virusin e Nilit apo virusin Zika që janë shfaqur në SHBA më parë në 2013 dhe në 2016.

Malaria mund të jetë kërcënuese për jetën nëse nuk trajtohet me mjekime antiparazitare si hidroksiklorokina, shkruan Daily Mail.


Top Channel

You may also like