Dy ndeshje dy fitore, Gerrard me superstart në stolin e Aston Villas

by admin
Spread the love

Legjenda e futbollit anglez, Steven Gerrard e ka nisur në mënyrë fantastike aventurën e tij si trajner i Aston Villas, shkruan Insporti.

Aston Villa shënoi fitoren e dytë radhazi, duke fituar këtë herë ndaj Crystal Palace në udhëtim me rezultat 1:2.

Targett dhe McGinn shënuan për mysafirët, kurse për vendasit realizoi Guehi në sekondat e fundit të ndeshjes.

Kështu, Aston Villa grumbullon 16 pikë dhe gjendet në vendin e 11, kurse një pozitë më lart është Crystal Palace me pikë të barabarta

Gerrard karrierën si trajner e ka nisur te Rengers, ku fitoi edhe titullin e kampionit, teksa ka zëvendësuar Dean Smith në postin e trajnerit te Villa.

/Insporti.com

You may also like