Dy ministrat e Italisë mbërrijnë në Kosovë, kërkojnë shmangie të tensioneve në Ballkan – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ministri i Punëve të Jashtme i Italisë, Antonio Tajani dhe ministri i Mbrojtjes, Guido Crosetto, kanë zbarkuar në Prishtinë.

Kështu kanë bërë të ditur nga ambasada italiane në Kosovë.

Gjatë vizitës së tyre, Tajani dhe Crosetto do të takohen me kryeministrin Albin Kurti, Presidenten Vjosa Osmani, Ministren e Jashtme Donika Gërvalla si dhe Ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Qëllimi kryesor i këtij takimi është të kërkohet një marrëveshje se si të parandalohen tensionet në rajon.

You may also like