Dy javë nga nisja e Big Brother VIP, Jonida Vokshi zbulon detaje

by admin
Spread the love

Dy javë na ndajnë nga fillimi i “Big Brother Vip Kosova”.  Së fundmi, në një intervistë virtuale me ndjekësit, moderatorja Jonida Vokshi, nuk ka duruar dhe i është përgjigjur kuriozitetit të fansave të saj në lidhje me “BBVK”.

“Në cilat ditë do të jetë “BBVK”?” Edhe në këtë aspekt, formati në Kosovë do të ruaj linjën e atij në Shqipëri, pasi Jonida u shpreh se do të transmetohet dy herë në javë, ndonëse ditët konkrete nuk i zbuloi.

“2 herë në javë kaq mund të them,”-shtoi Vokshi. E kurioziteti më i madh gjithmonë është për banorët pjesëmarrës.

“Sa banorë do të jenë në fillim apo 14 si gjithmonë? Po gjatë muajve do të ketë banorë të rinj?”-e pyet një ndjekës/ndjekëse Jonida Vokshin. “14 si fillim, më pas do të ketë edhe surpriza pa ndalë,”-u shpreh moderatorja.

You may also like