Dy gra të ngarkuara me ushqim për bagëtitë, deputeti demokrat publikon foton e trishtë nga Librazhdi

by admin
Spread the love

Deputeti demokrat i qarkut të Elbasanit, Lefter Gëshenja, ka publikuar një foto vetëm 2 km larg qytetit të Librazhdit.

Në foton e postuar nga deputeti shihen dy gra të cilat janë duke mbajtur mbi supe ushqim për bagëtitë.

Krahas fotos deputeti shkruan se mjerimi ka këtë pamje në Librazhd.

“Tetor 2022, vetëm 2 km larg qytetit, mjerimi ka këtë pamje në Librazhd.

Gratë që mbajnë në kurriz familjen e që sakrifikojnë deri në mohim.

Por kjo gjendje e dhimbshme nuk është realitet për Qeverinë.

E sa kohë të tjera kështu?!”, shkruan deputeti.

You may also like