Dy gola brenda 79 sekondash – Tottenham shënon fitoren më dramatike të vitit kundër Leicesterit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Tottenhami ka shënuar një fitore senzacionale me përmbysje të rezultatit duke fituar në fund 3-2, në ndeshjen e zhvilluar të mërkurën në stadiumin “King Power”.

Në minutën e 24’ erdhi goli i parë i vendasve nga Daka, por angleze Harry Kane riktheu baraspeshën në rezultat me golin e tij të minutës së 38.

Leicesterin riktheu avantazhin në minutën e 76’ dhe realizues ishte mesfushori Maddison, por nga këtu e tutje skuadra e Contes realizoi edhe dy gola të tjerë për të dalë triumfues në fund.

Ishte Bergwijn ai që shënoi dy herë në minutat e fundit të ndeshjes, përkatësisht 95’ dhe 97’.

Pas kësaj fitoreje, Tottenhami ngjitet në pozitën e pestë me 36 pikë, kurse Leicesteri mbetet në të 10-tin me 25 pikë.

You may also like