Dy garuesit e Kosovës eliminohen nga Festivali Veror Olimpik Evropian

by admin
Spread the love

Dy notarët e Kosovës, Hana Bejiqi dhe Mal Gashi e kanë përfaqësuar sot Kosovën në Festivalin Veror Olimpik Evropian për të Rinj.

Të dy janë eliminuar nga “EYOF 2022”, i cili po mbahet në Banská Bystrica.

Hana garoi në 100 metra krol dhe pati kohën 1:01.48 minutë, që nuk i mjaftoi për të kaluar në gjysmëfinale.

Ajo në baterinë e saj doli e dyta nga tetë garuese, kurse në përgjithësi përfundoi e 40-ta.

Mali garoi në 400 metra krol dhe përfundoi me kohë 4:15.61 minuta, duke zënë vendin e 31-të, kohë kjo që nuk i mjaftoi për t’u kualifikuar tutje.

Hana do të garojë edhe në 50 metra krol, ndërsa Mali në 1500 metra. Iu urojmë më shumë fat dhe suksese.

You may also like