Dy duele të Superiores në program, sytë nga Rrogozhina dhe Kamza

by admin
Spread the love

Superiorja rikthehet sot dhe në program janë dy ndeshje, që pritet të jenë mjaft të luftuara dhe nisin prej orës 13:45.

Egnatia do të presë në Rrogozhinë Tiranën dhe do mundohet të marrë fitoren e parë ndaj bardhebluve të shkëputur ndjeshëm në krye të renditjes.

Për skuadrën e Ramadanit pikët janë jetike, pasi duan të sigurojnë direkt qëndrimin në Superiore. Të njëjtin objektiv ka edhe Kastrioti.

Krutanët po ashtu kanë një ndeshje të vështirë, kundër Kukësit në Kamzë. Në tre duelet e mëparshme skuadra e Çelës nuk ka marrë dot pikë ndaj verilindorëve, por tani po kalon një moment të mirë dhe synon fitoren.

Sigurisht Kukësi i Diego Longos është i motivuar për të marrë gjithashtu tre pikët, pasi synon të sigurojë një vend në kupat e Europës dhe me Partizanin e Vllazninë nga mbrapa nuk është në një situatë komode. / oversport.tv

You may also like