Dy britanikë u dënuan me vdekje nga gjykata e Rusisë. Johnson: Ata po shfrytëzohen politikisht

by admin
Spread the love

Gjykata e Lartë në Republikën e vetëshpallur popullore të Donetskut dënoi me vdekje dy qytetarët britanikë Sean Pinner, Aiden Aslin dhe marokenin Saadoun Brahim, nën akuzën e pjesëmarrjes në konflikt si mercenarë, në formacionin e ushtrisë ukrainase.

Sipas Indipendent, zëdhënësi i kryeministrit Boris Johnson reagoi menjëherë pas këtij vendimi duke thënë se është thellësisht i shqetësuar nga dënimet e dhëna ndaj luftëtarëve britanikë dhe rithekson se sipas Konventës së Gjenevës, të burgosurit e luftës kanë të drejtën e imunitetit dhe nuk duhet të ndiqen penalisht.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë me autoritetet ukrainase për të siguruar lirimin e tyre. Ne kemi thënë vazhdimisht se të burgosurit e luftës nuk duhet të shfrytëzohen për qëllime politike. Sipas Konventës së Gjenevës, të burgosurit e luftës kanë të drejtën e imunitetit luftarak dhe ata nuk duhet të ndiqen penalisht për pjesëmarrje në armiqësi. Kështu që ne do të vazhdojmë të punojmë me autoritetet ukrainase për të siguruar lirimin e çdo shtetasi britanik që shërbente në Forcat e Armatosura të Ukrainës dhe që mbahen si robër lufte,”-thja zëdhënësi i kryeministrit.

Sekretarja e Jashtme Liz Truss gjithashtu iu bashkua zotit Johnson në denoncimin e dënimeve me vdekje të dy ushtarëve britanik.

Rruga Press

You may also like