Dushan Vlahoviç i ka të qarta objektivat për të ardhmen: Do të fitoj Champions-in një ditë me Juven

by admin
Spread the love

 “Ëndrra ime është të fitoj Ligën e Kampioneve një ditë me Juventusin dhe çdo ditë punoj dhe do të punoj për të dhënë maksimumin dhe për t’ia dalë në këtë objektiv që i kam vënë vetes”.

Dushan Vlahoviç nuk përdor fjalë të çfarëdoshme, përkundrazi teksa ka qenë i ftuari i radhës i intervistës për uebsajtin zyrtar të Ligës së Serisë A, 24- vjeçari serb i ka të qarta objektivat në kokën e tij, duke premtuar jo vetëm besnikëri, por mbi të gjitha është i bindur se “Zonja e Vjetër” është skuadra që bën për të dhe aty ku kërkon të qëndrojë sa më gjatë që të jetë e mundur: “Kur mbërrita ditën e parë në Torino, ajo që më goditi ishte muzeu i klubit, i mbushur plot me histori, me emra lojtarësh që kishin bërë më shumë sesa 300-400 ndeshje dhe është normal që të ndihen legjenda, si Montero për shembull, meqë e shoh këtu pranë.

Pastaj, kur sheh trofetë, kaq shumë tituj kampion, ato të kupës, Champions-it dhe lojtarëve që i kanë vendosur këto sfida, të vjen vetiu që brenda teje të të rritet dëshira që të jesh edhe ti pjesë e këtij muzeu dhe unë do të bëj të pamundurën time që emri dhe bluza ime të varet aty. Brenda meje dhe nuk besoj se është një habi, ndjej një sens krenarie të papërshkrueshme që jam pjesë e skuadrës dhe vetëm kaq mjafton që të kem motivimin që gjithmonë të jap më të mirën time”. Për sa i përket kujtimeve të para në ambientin bardhezi, më emocionalja për Vlahoviçin është dita e parë dhe takimi me ikonat e klubit, në aktivitet dhe jo vetëm, edhe pse diçka e tillë nuk pritej: “Dita e parë në të cilën shkela te Juventusi ishte momenti më i bukur i karrierës sime. Aq shumë tifozë që më prisnin, i gjithë stafi teknik i mbledhur për të më takuar, shokët e rinj të skuadrës, që ndonëse deri para pak javësh i kisha pasur rivalë të ashpër më pritën, sikur të isha pjesë e tyre për prej vitesh dhe pastaj konferenca për shtyp, ku ndihej që edhe në rast të ndonjë pyetjeje pikante do të ishte gjithmonë i mbrojtur.

Pastaj, i paharrueshëm ishte debutimi me Juventusin… Kundër Veronës në mos gaboj… në një stadium të mbushur plot dhe unë që shënoj menjëherë… Nuk e mbaj mend datën, por golin po, euforinë po, tifozët gjithashtu, por më shumë se kjo ndihesha i privilegjuar sepse për golin tim po festonim përkrah meje kampionë të mëdhenj. Dy prej tyre, Xhorxho Kielini dhe Leonardo Bonuçi më morën menjëherë në tutelë, më qëndruan pranë, por kur më pas mora edhe telefonatat e Alesandro Del Pieros, Xhanluixhi Bufonit e Klaudio Markizios, të cilët më pas pata edhe fatin t’i takoj përballë dhe të flisnim për ato fjalë që folëm në telefon, kjo ishte surpriza më e madhe. Sepse kur sheh që edhe pse ende ka lojtarë, kampionë, legjenda, që edhe pse janë larguar nga skuadra, vazhdojnë të jenë të lidhur me Juven dhe duan të të shpjegojnë se çfarë është Juventusi, kjo është diçka e paimagjinueshme. Thjesht dua t’i falënderoj dhe jam krenar që sot e kësaj dite janë pjesë e jetës sime”, përfundoi Vlahoviç.

PANORAMASPORT.AL

You may also like