Duro: Barazim i mirë, tani duhen bërë edhe llogari! Vendi i dytë arritje

by admin
Spread the love

Shpëtim Duro u shfaq i kënaqur pas barazimit të Laçit në transfertë kundër Kukësit. Tekniku i kurbinasve deklaroi: “Sigurisht që barazimi ishte super i merituar, por me pak kujdes edhe mund ta kishim fituar. Mazrekaj luajti shumë mirë, në çdo kontakt me topin ka qenë shumë i mirë.

Sigurisht që nuk ka qenë i shkëlqyer, por ishte me shumë rëndësi për skuadrën. Të gjithë mendonin se do e fitonte Kukësi, por nuk fitohet me inaugurime. Sigurisht është një investim i madh. Këtë u thashë çunave, ne do të luajmë futboll dhe bënë një lojë të bukur”

“Jam super i kënaqur. Unë erdha ta fitoj ndeshjen, por edhe barazimi është mirë. Jemi totalisht brenda objektivave. Luajtëm sikur e kishim parashikuar. Në ndeshje të tilla nuk mund të krijohen shumë raste. Ashtu si dhe ndaj Vllaznisë, barazimi më kënaq”, u shpreh Duro në “Gol pas Goli”.

“Vendi i dytë? Është një arritje historike nëse dalim në vendin e dytë, akoma më shumë nëse do të fitojmë edhe Kupën. Nëse nuk do të shkëputesha që nga periudha e verës, jam i bindur që kjo skuadër do konkurronte për titullin kampion. Tirana nuk ka kaq shumë diferencë, por janë me meritë aty. Laçi, Kukësi dhe Vllaznia e Partizani kanë bërë gabime gjatë kampionatit”, tha Duro. / oversport.tv

You may also like