Dumoshi: Tash KEK-u po “prodhon” punësim për familjarët e Vetëvendosjes

by admin
Spread the love

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vlora Dumoshi ka reaguar pas punësimeve masive të njerëzve të Vetëvendosjes në KEK.

Ajo përmes një postimi në llogarinë e saj në “Facebook”, ka shkruar se tash e tutje KEK-u prodhon punësimin e familjarëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Trafostacioni i parë i qeverisë Kurti pas një procesi transparent hapi dyer të reja, për axhallarët e dajët në kapjen e Korporates Energjetike të Kosovës. Tani, distribucionet e KEK – ut, fillojnë nga selia qendrore e Albin Kurtit”.

“Në çdo vend ky titull mbanë emrin KAPJE. Asnjë kalkulim për 12 muaj nuk po ua ndal armatën e kushërinjve. Kjo bandë me mburrje trajton rritjen ekonomike në Republikë. Në rrethana, si këto Kosova ska veçëse qeveri!”, ka shkruar deputetja Dumoshi.

You may also like