Dumfries në radarët e gjigantëve europianë, Interi  kërkon ta zëvendësojë me mbrojtësin e Bayernit

by admin
Spread the love

Paraqitjet e mira nga Denzel Dumfries, nuk i kanë bërë përshtypje vetëm gjigantëve anglezë si Chelsea dhe Manchester United. Së fundmi në garë për shërbimet e mbrojtësit holandez është futur Bayern Munich.

Siç raporton dhe prestigjiozja “La Gazzetta dello Sport”, bavarezët janë futur në bisedimet e para për Dumfries. Por Interi nuk do ta linte të lirë 26-vjeçarin për një shumë më pak se 60 milionë euro. Në rast të një largimi të mundshëm të Dumfries, zikaltrit po studiojnë alternativa të reja në repartin e mbrojtjes.

Në krye të listës së dëshirave të Interit, është shfaqur në skenë mbrojtësi i Bayernit, Noussair Mazraoui. Ky i fundit u shfaq mjaft mirë në Kupën e Botës me Marokun, me të cilët preku gjysmëfinalet. Mazraoui do të ishte profili ideal për Simone Inzaghi, i cili mund të luajë në të majtë dhe në të djathtë. /oversport.tv

You may also like