Duke pritur në semaforë! 25 vjeçari humb jetën si pasojë e aksidentit në Shkup

by admin
Spread the love

Si pasojë e aksidentit të tmerrshëm te udhëkryqi mes Butelit dhe Shuto Orizarës, ka humbur jetën një i ri i moshës 25 vjeçare.
I riu ka qenë duke pritur në semaforë në momentin kur ka ndodhur aksidenti në mes dy makinave, që për fat të keq për të goditja ka qenë fatale.
Ai është dërguar menjëherë në spital, por plagët e marra nga goditja kanë qenë të rënda dhe ka humbur jetën.
“Më datë 31.07.2023 në ora 23:25 është raportuar se në Shkup në rrugën “Sllovenasja” ka ndodhur një aksident trafiku në mes të makinës “Mercedes” me targa të Shkupit, i drejtuar nga S.O.(39) nga Shkupi dhe një makinë “Mercedes” me targa italiane, i drejtuar nga A.S.(41) nga Shkupi, pas çka vetura Mercedes ka goditur këmbësorin M.V. (25) nga Shkupi. Pas aksidentit, këmbësori është transportuar në Kompleksin e Klinikës “Nënë Tereza”, ku ka ndërruar jetë pas plagëve të marra. Nga ana e mjekut është konstatuar vdekja. Shoferi S.O. dhe pasagjerja e tij M.O.(28) nga Shkupi kanë pësuar lëndime të rënda, ndërsa shoferi A.S. ka marrë lëndime fizike, të konstatuara në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” dhe në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori”, thuhet në njoftimin e policisë. /SHENJA/

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like