Duke mos harruar të kërkojë falje për modestinë, Fifi pranon se ajo dhe Donaldi janë kryefjala

by admin
Spread the love

Fifi ka postuar një foto me Donaldin dhe fjalët e shkruara poshtë saj nuk mund të kalonin pa u vënë re dhe komentuar.

“Ne jemi kryefjala Donald. Na falni për modestinë ëëë”, shkroi këngëtarja.

Dhe me të drejtë, sepse që nga dalja prej shtëpisë, ndër më të komentuarit e këtij BBV janë Fifi dhe Donaldi.

Si fillim, jo vetëm Fifi, por edhe një pjesë e mirë e banorëve të tjerë, nuk thonë “më falni për mungesën e modestisë”, por shprehen: “më falni për modestinë”, duke na konfuzuar paksa.

Megjithatë, Fifi është përfolur vërtet shumë për ndodhitë brenda shtëpisë dhe lidhjen e re me Adis Patushin që i habiti të gjithë. Nga ana tjetër, Donaldi u bë qendra e vëmendjes për trekëndëshin e dashurisë dhe marrëdhënien akoma të paqartë me produksionin.

Po miqësia e tyre? Megjithë ulje ngritjet brenda shtëpisë, Donaldi e tregoi me një koment çfarë ndjen për Fifin. “O shpirti im. Te dua”, shkruan ai.

Kujtojmë gjithashtu se Fifi ishte ndër fanset e zjarrta të Donaldit dhe miqësinë me të e gdhendi në lëkurë kur shkroi: “Filoqyl”, nofkë të cilën ja dha pikërisht ai./revistawho.com

You may also like