Duka: Një ndeshje shumë e Bukur, më mirë që Superkupa zhvillohet në këtë periudhë

by admin
Spread the love

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka folur për Oversport pas përfundimit të Superkupës së Shqipërisë.

“Jam i kënaqur që u rikthyem në futbollin vendas, pas Kupës së Botës. Pamë një ndeshje shumë të bukur, mes dy skuadrave që kërkuan që të fitonin ndeshjen me çdo kusht. Ndeshja ishte shumë e bukur, u shënuan 5 gola, gjë që është e rrallë në kampionatin shqiptar.

Superkupa një risi? Është më mirë që bëhet në këtë periudhë, sepse në fillim të sezonit skuadrat nuk janë akoma në formën optimale. Ky është fillimi i një tradite ndryshe për ta komercializuar më shumë këtë trofe. Rikthehemi në datën 11 me kampionatin dhe uroj që të kemi sa më shumë ndeshje të bukura dhe spektakolare”, ka thënë Duka. / Oversport.tv

You may also like