Duhet fond për hulumtime – deri tani profesorët i kanë bërë me mjete vetanake, pa ndihmë nga ministria dhe universiteti – Shqip

by admin
Spread the love

Profesorja universitare, Myqereme Rusi si njëra nga kandidatet për Rektor të UT-së, ka vënë rëndësinë në stimulimin estafit akademik për të bërë hulumtime sshkencore, duke krijuar një fond financiar për këtë në kuadër të universitetit. Kjo sepse sipas saj. deri tani, stafi akademik i UT-së të gjitha arritjet dhe hulumtimet i kanë bërë me mjete vetanake, pa ndihmë nga ministria apo universiteti.

“Unë si Rektore e ardhshme, nëse bëhem, mendoj të investoj më shumë në pjesën e shkencës apo hulumtimeve. Hulumtimet kërkojnë edhe financa. D.m.th. hulumtimet e mirëfillta shkencore kërkojnë të financohen. Secili profesor që punon në UT, të gjitha thirrjet shkencore i ka arritur me mjete materiale vetanake, nuk kemi pasur ndonjë ndihmë as nga ministria as nga universiteti, por vetë kemi investuar që kemi ardhur në këta grada shkencore. Secili profesor për t’u angazhuar në hulumtime të caktuara duhet të ketë fondacion. Të bëjnë hulumtime, të konkurrojnë nëpër kongrese prestigjoze se vetëm kësthu mund të rangohet Universiteti…nëse bëhet një fond o veçantë dhe nëse i motivojmë profesorët që të punojnë, të hulumtojnë,natyrisht mund të rritet cilësia dalëngadalë”, tha mes tjerash profesorja, Myqereme Rusi./KlanMacedonia

You may also like