dufnxjerrja letoneze ndaj së kaluarës sovjetike – Shqip

by admin
Spread the love

Një obelisk betoni i zbukuruar me yje sovjetikë, i cili ishte pjesa qendrore e një monumenti për fitoren e Ushtrisë së Kuqe ndaj Gjermanisë naziste, është “shembur” dje, të enjten, në kryeqytetin e Letonisë.

Është i fundit në një varg të gjatë prishjesh të monumenteve sovjetike që kanë ndodhur që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës.

Sipas Guardian, makineri të rënda janë parë dje pas një gardhi të gjelbër të ngritur rreth bazës së obeliskut, i cili ishte pothuajse 80 metra i lartë. Pak kohë më vonë, monumenti që qëndronte mbresëlënës në qendër të Riga-s u rrëzua, duke rënë në një liqen ngjitur në Parkun e Fitores.

Shembja u transmetua drejtpërdrejt nga mediat lokale dhe u bë nën duartrokitjet dhe brohoritjet e qytetarëve që ishin turrur në vendngjarje, disa me flamujt e vendit të tyre të vendosur mbi supe, për të “festuar”.

Siç thekson artikulli në faqen britanike, obelisku qëndronte mes statujave të ushtarëve të Ushtrisë së Kuqe dhe një figure tjetër femërore me duar të ngritura, që simbolizonte “atdheun”. Monumenti u ngrit në vitin 1985, kur Letonia ishte ende pjesë e Bashkimit Sovjetik dhe kishte qenë objekt konflikti që nga viti 1991, vit kur vendi rifitoi pavarësinë dhe përfundimisht u bë anëtar i NATO-s dhe BE-së.

Duke postuar në Twitter, ministri i Jashtëm i vendit tha se me prishjen e monumentit, Letonia ka mbyllur një faqe tjetër të dhimbshme në histori dhe po shikon drejt një të ardhmeje më të mirë. /tesheshi.com/

You may also like