Duel liderësh një Nj.Z 1! – Shqip

by admin
Spread the love

Klan M mëson ekskluzivisht emrat e bartësve të listave të LSDM-së në Zgjedhjet Parlamentare të 8 Majit.

Sipas listës, socialdemokratët do të garojnë me emra të dëshmuar partiak.

Spikat lideri Dimitar Kovaçevski në NJ.Z 1 ku pritet një përballje me liderin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoskin.

Siç mëson Klan Maqedoni bartës liste në NJ.Z 1 do të jetë lideri i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski.

Në NJ.Z 2 – Sanja Llukarevska, në NJ.Z 3 – Ljupço Nikolovski, në NJ.Z 4 – Venko Filipçe, në NJ.Z 5 – Jovan Mitrevski dhe në NJ.Z 6 – Slavjanka Petrovska.

Kohë më parë gjatë një prononcimi publik, lideri I VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, bëri publike emrat e bartësve të listave të kësaj partie.

Mickoski do të jetë bartës në njësinë e parë zgjedhore, në të dytën Vlado Misajlovski, në njësinë e tretë Dragan Kovaçki, në të katërtën Aleksandar Nikolovski dhe në të gjashtën Dafina Stojanovska. Bartësi për njësinë zgjedhore numër 5 do të publikohet më vonë.

Socialdemokratët njoftojnë se do ta mbajnë praktikën e ashtuquajtur të bashkëbartësve të listave.

Partitë duhet t`i dorëzojnë listat e deputetëve në KSHZ deri më 2 prill./tvklan.mk

 

You may also like