DUBLIN – Simon Harris kryeministri më i ri i Irlandës

by admin
Spread the love

DUBLIN, 9 prill /ATSH-DPA/ – Udhëheqësi i partisë ”Fine Gael”, Simon Harris, është bërë kryeministri më i ri i Irlandës.

Emërimi i 37-vjeçarit u konfirmua në një ceremoni me presidentin Michael D Higgins në rezidencën e tij zyrtare në Aras an Uachtarain në Dublin.

Presidenti Higgins nënshkroi urdhrin e emërimit dhe i paraqiti Harrisit vulën e kryeministrit dhe atë të qeverisë.

Ceremonia u zhvillua pasi Dail, Dhoma e Ulët e parlamentit, mbështeti emërimin e tij si kryeministër i ri i vendit me 88 vota kundër 69.

Harris, baba i dy fëmijëve, u bë kryeministri i 15-të i Irlandës pas dorëheqjes së papritur të Leo Varadkar si drejtues i ”Fine Gael” tre javë më parë.

Varadkar dha dorëheqjen zyrtarisht si shef i detyrës gjatë një seance dëgjimore me Higgins të hënën në mbrëmje, duke i hapur rrugën zgjedhjes së Harris të martën./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like