“Duam të fitojmë Europa League”, Pioli: Ambienti i Milan nuk ka qenë kurrë negativ

by admin
Spread the love

Pas disfatës me Atalantën, Milan u rikthye te fitorja teksa mposhti në San Siro, Monzën me rezultatin e pastër 3-0.

Dy gola në pjesën e parë (Reijnders, Simic) dhe një në fraksionin e dytë (Okafor), i mjaftuan Djallit për tre pikë shumë të rëndësishme duke shkurtuar disi distancën me Juventus dhe Inter. Pas ndeshjes me Monzën, trajneri Stefano Pioli theksoi se pavarësisht rezultateve të munguara në këtë sezon, ambienti te Milan nuk ka qenë kurrë negativ. Nga ana tjetër, Pioli theksoi edhe dëshirën për të fituar Europa League.

“Zhvilluam një ndeshje me shumë kujdes, vendosmëri dhe që duhej ta kontrollonim ne. Morën një rezultat të cilin e merituam. Prej momentit kur jam te Milan, e di se nga jashtë na shohin me dyshim. Është normale të ketë kritika, por ju siguroj se në ambientin e Milan nuk ka pasur kurrë negativitet. Në Milanello nuk ka vend për negativitet. E rëndësishme është që djemtë të vazhdojnë punën me shumë përkushtim dhe besim në rrugëtimin tonë.

Europa League? Kur zbresim në fushë e dimë mirë se çfarë fanelle përfaqësojmë. Duam të fitojmë dhe ky është mentaliteti me të cilin marrim pjesë në çdo kompeticion, edhe të tjerët mezi presin që të na sfidojnë. Do t’i marrim ndeshjet me radhë. Tani mendojmë për kampionatin, të bëjmë sa më shumë pikë pa i hedhur sytë nga klasifikimi”, u shpreh Pioli./Shqip


Top Channel

You may also like