“Dua të shkoj në shtëpi”, Blero niset drejt Zvicrës për t’u ribashkuar me Afronën

by admin
Spread the love

Para disa ditësh kryefjalë e mediave rozë ishte dyshimet se çifti Blero dhe Afrona janë ndarë.

Kjo pasi dyshja fshinë të gjitha fotografitë e përbashkëta nga Instagrami dhe këngëtari kishte dy muaj pa u parë me biznesmenën, shkruan “Kosovarja”.

Por, Blero si duket nuk duroi më dhe së fundi është nisur drejt Zvicrës për tu “ribashkuar” me Afronën.

Këtë e zbuloi përmes disa InstaStory ku në njërën nga fotografitë ku ishte në Aeroport kishte shkruar: “Dua të shkoj në shtëpi”.

Si duket dyshja kishin një krisje në marrëdhënien e tyre e që këngëtari duket se do e rregulloj më shpejt se që mendohej pasi tani më gjendet pranë Afronës.

 


You may also like