“Dua të dal jashtë, u çmenda”, Stresi flet pas situatës së vështirë: Ishte bllokim psikologjik

by admin
Spread the love

Reperi i njohur shqiptar, Stresi, i habiti rë gjithë mbrëmjen e djeshme, kur kërkoi papritur të dilte nga “Big Brother VIP Kosova”. Ai insistonte se donte të largohet madje duke shkelmuar edhe dyert.

Gjithsesi, më vonë është qetësuar dhe ka vendosur të qëndrojë. Duke folur me banorët ai tha se kishte një bllokim emocional dhe psikologjik, por gjithsesi vendosi të qëndrojë.

Plasa, mu shtrëngua zemra. Nuk ma ka fajin asnjë, por të mblidhen të gjitha gjërat dhe kemi nevojë…është psikologjike. Volla, u bëra keq. Nuk është natyra ime t’i bie dhomës dhe dyerve me shqelm.

Bllokohesh për një moment, se çfarë nuk kemi kaluar për 1 muaj e gjysmë. Ke bërë gabim e kanë bërë gabime, të kanë tjetërsuar e ke çtjetërsuar.”- tha ai mes të tjerash pas rikthimit.

You may also like