Dua Lipa shfaq me krenari këmbët e tonifikuara, rrugëve të Portofinos në Itali

by admin
Spread the love

Dua Lipa i rriti temperaturat të premten, teksa kishte një pamje mjaft provokuese me disa pantallona retro ndërsa po shijonte një pushim në Portofino pas koncertit të saj të fundit në Milano.

Këngëtarja, 26 vjeçe, tregoi kofshët e saj të tonifikuara në veshjen e markës “Lacoste”, i cili përmbante një palë pantallona të shkurtra polo me vija dhe mëngë të shkurtra.

Kompleti në ngjyrë kafe, jeshile dhe portokalli dukej edhe më veror me disa detaje të ndritshme neoni, shkruan DailyMail.

Dua e bashkoi pamjen e mrekullueshme me disa çizme kauboji të zeza dhe syze me kornizë jeshile, ndërsa ajo dhe disa miq hanin ushqim deti për drekë.


Ylli me prejardhje nga Kosova kishte vendosur për aksesorë disa vathë, rrathë dhe disa unaza të trasha.

Ajo i mbante gjërat e saj elementare në një çantë dore ngjyrë rozë.

Lipa u fotografua duke shijuar pak ushqim me disa miq.

Kjo paraqitje e saj vjen teksa ajo ndodhet në mes të turneut të saj, “Future Nostalgia”.

 


You may also like