Dua Lipa përfundon në gjykatë për 1 foto! – Shqip

by admin
Spread the love

Një foto e postuar në Instagram ka bërë që këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa të përfundojë në gjykatë. Fotografi Robert Barbera e ka hedhur në gjyq Duan me pretendimin se këngëtarja ka shkelur të drejtën e autorit duke e postuar këtë foto pa lejen e tij. Bëhet fjalë për një foto të bërë nga Roberti në korrik të 2018. Në foto Dua shfaqet e veshur me të zeza duke ecur në rrugë.

“Pa leje ose autorizim nga paditësi, i pandehuri zgjodhi, kopjoi dhe shfaqi vullnetarisht secilën nga fotografitë e mbrojtura nga e drejta e autorit të paditësit”, thuhet në padi.

Epo, dikur ankoheshin VIP-at për paparacët, tani po ndodh e kundërta!

Lexo lajme interesante

You may also like