Dua Lipa: Nuk do hesht kurrë për Kosovën

by admin
Spread the love

Dua Lipa së fundmi ka dalë në kopertinën e “WSJ Magazine”, ku ka folur edhe rreth një teme që në mediat sociale zgjon shumë kureshtje, konkretisht për Kosovën.

Duke folur për origjinën kosovare, Dua, ka përkujtuar zhvendosjen e familjes së saj drejt Britanisë së Madhe dhe sigurisht, duke mos i harruar kurrë ata që humbën jetën në luftën e fundit në Kosovë.

“Është një pjesë shumë e madhe e asaj që jam. Duke pasur parasysh prindërit e mi dhe mënyrën se si ata erdhën në Mbretërinë e Bashkuar, situata e refugjatëve ka qenë gjithmonë diçka afër zemrës sime. Kam lexuar shumë komente nga njerëzit që më thonë se nuk kam shtet, nuk kam identitet, Kosova nuk ekziston. Kam jetuar në Kosovë, i di jetët që kanë humbur. Kështu që kur dikush mundohet të më mohojë identitetin dhe përvojën time, është e vështirë për mua të qëndroj prapa dhe të mos flas për të. Kështu që kjo është diçka që do ta bëj gjithmonë”, ka thënë Dua.

Mes tjerash në intervistën e dhënë për “WSJ Magazine”, Dua Lipa, ka folur edhe rreth popullaritetit, në një periudhë delikate, pak kohë pas ndarjes nga ish i dashuri i saj, Anwar Hadid.

“Diçka që kam kuptuar me kalimin e kohës është se sa pak njerëzit i dinë në të vërtetë gjërat siç janë”, ka thënë Lipa./revistawho.com

!function(f,b,e,v,n,t,s){if(f.fbq)return;n=f.fbq=function(){n.callMethod?

n.callMethod.apply(n,arguments):n.queue.push(arguments)};if(!f._fbq)f._fbq=n;

n.push=n;n.loaded=!0;n.version='2.0';n.queue=[];t=b.createElement(e);t.async=!0;

t.src=v;s=b.getElementsByTagName(e)[0];s.parentNode.insertBefore(t,s)}(window,

document,'script','//connect.facebook.net/en_US/fbevents.js');

fbq('init', '940640112677265');

fbq('track', "PageView");

You may also like