Dua Lipa mahnit ndjekësit me veshjen e saj për Vitin e Ri

by admin
Spread the love

Ashtu si shumë personazhe të tjerë të famshëm, edhe Dua Lipa ka shpërndarë një postim në rrjetet sociale për të uruar vitin e ri. Postimi i këngëtares u bë viral, teksa shfaqi një fustan spektakolar që ia nxirrte në pah edhe të brendshmet, diçka që e ka bërë edhe në foto të tjera në të kaluarën.

Tanga e ekspozuar është një trend i modës nga fillimi i viteve 2000 që është rikthyer dhe Dua Lipa është një nga personazhet më të njohur deri më tani që ka pozuar në këtë mënyrë.

“Gëzuar Vitin e Ri, ju uroj paqe, dashuri, shëndet dhe lumturi për këtë vit në vazhdim”, ishte mesazhi i saj që shoqëronte postimin, i cili mori miliona pëlqime.

Së fundmi këngëtarja ka postuar edhe në llogarinë e saj në Instagram për të bërë një bilanc të asaj që ka nënkuptuar viti 2022 për të, duke i referuar qartë turneut të saj botëror Future Nostalgia, gjatë të cilit ka vizituar më shumë se 50 vende.

“Viti që ndryshoi jetën time, faleminderit për kujtimet e gjata”, ka shkruar ajo për atë turne dhe vitin e kaluar.

You may also like