Dua Lipa ju jep arsyen që ju duhet për të lënë cigaren

by admin
Spread the love

Dua Lipa ka treguar në një intervistë të fundit se ka hequr dorë nga cigaret në një përpjekje për të përmirësuar shëndetin e saj në mes të turneut botëror “Future Nostalgia”.

Ndër të tjera, këngëtarja tha se tani ndihet “e pamposhtur”.

“Kam pasur laringit dhe kjo më bëri të lija duhanin një muaj më herët se sa e kisha menduar. Por ja dola dhe jam përmbajtur. Kam edhe një gjurmues zakonesh në telefonin tim ku çdo natë shënoj të gjitha gjërat e mira që kam bërë për trupin tim dhe veten time”, tha ajo.

Dua pranon se ka vënë re një përmirësim drastik në shëndetin e saj, pasi i është kthyer ushtrimeve të rregullta dhe jetesës me ushqim të shëndetshëm për të mbajtur veten në formën më të mirë të mundshme gjatë turneut.

Kjo bisedë e sinqertë e Duas, ka marrë shumë komente pozitive nga fansat.

You may also like