Dua Lipa interviston udhëheqësin e Apple, e sfidon me pyetje

by admin
Spread the love

Këngëtarja shqiptare, me famë botërore, Dua Lipa, në podcast- in e saj “At Your Service”, të realizuar së fundmi, të ftuar ka pasur udhëheqësin e Apple, Tim Cook.

Një nga pyetjet që po cilësohet si më pikane nga artistja është ajo se kush mund ta pasonte atë si udhëheqës i kompanisë.

Derisa Cook e theksoi se nuk e ka në plan të largohet njëherë nga posti i tij, ai shtoi se tashmë ka filluar ta mendoj kush mund të jetë personi që do mund ta zëvendësonte atë.

“Unë me të vërtetë dua që ai person të vijë nga brenda Apple,” tha Cook.

Megjithatë, ai i tha Lipës se nuk mund ta “paramendoj jetën e tij” pa qenë në Apple.

Ndërsa Tim Cook është udhëheqësi i dytë i Apple, i cili e zëvendësoi themeluesin e Apple, Steve Jobs pas vdekjes së tij.

Ndërsa gjatë mandatit të Cook, Apple ka lansuar Apple Watch, AirPods, ka zgjeruar linjën e saj të iPhone dhe ka kaluar kufirin e tregut prej 3 miliardë dollarësh./21Media

You may also like