Dronët mbi kazermat serbe, urdhëri që dha Vuçiç – Shqip

by admin
Spread the love

 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në rolin e Komandantit Suprem i Forcave të Armatosura serb, ka lëshuar një urdhër zyrtar që të gjithë “dronët e armikut në territorin e Serbisë qendrore të asgjësohen menjëherë”.

Sipas mediave beogradase, Vuçiç vendosi të ndërmarrë këtë hap pas incidentit që ndodhi në zonën mbi Merdar dhe në afërsi të Sanxhakut, kur dronët e panjohur vëzhguan kazermat dhe pozicionet e Ushtrisë Serbe.

Për të penguar aktivitetet e mëtejshme të armikut, “Mig 29” serb u ngritën në aksionin e gjurmimit dhe mundësisht sulmit të avionëve armiq.

Jo shumë kohë më vonë, objektet e shikuara(dronë komercialë) u larguan nga hapësira ajrore e Serbisë qendrore dhe nëse nuk do të kishin bërë një gjë të tillë do të ishin shkatërruar, sepse komandanti i përgjithshëm dha urdhër për të vepruar menjëherë me armë kundërajrore.

Ky zhvillim i papritur vjen ndërkohë që situata aktuale në veri të Kosovës është shumë e tensionuar për shkak të çështjes së mprehtë të targave. /tesheshi.com/

You may also like