Dritë në tunel? Përparim në negociatat e paqes Rusi-Ukrainë

by admin
Spread the love

Teksa bisedimet për paqen midis Moskës dhe Kievit janë duke u zhvilluar , zyrtarët e lartë ukrainas japin informacione rreth takimit.

Nënkryetari i zyrës së presidentit Volodymyr Zelensky, Ihor Zhovka, tha se Rusia është paraqitur më pozitive sot në krahasim me raundet e mëparshme.

“Në vend që të na japin një ultimatum ose vija të kuqe, ata tani duket se po fillojnë negociatat konstruktive”, tha ai për BBC.

Bisedimet po zhvillohen nëpërmjet një telekonference, ndërsa sipas asaj që shkruhet në Twitter nga “dora e djathtë” e Zelenskyt dhe kreut të delegacionit ukrainas, Mikhail Pontoliak , fokusi i diskutimeve do të jetë për “paqen, armëpushimin, tërheqjen e menjëhershme të trupave dhe sigurinë dhe garancinë.

Rruga Press

You may also like