Dritë në fund të tunelit, shërohet pacienti i katërt i infektuar me HIV! – Shqip

by admin
Spread the love

Një 66-vjeçar i diagnostikuar me HIV prej vitit 1988 është i shëruari i katërt në botë nga kjo sëmundje.

Ai i është nënshtruar një transplanti të palcës kurrizore për të trajtuar leuceminë nga një dhurues që ishte natyralisht rezistent ndaj virusit, dhe si rrjedhojë u shërua nga HIV-i. Tashmë pacienti i paidentifikuar nuk merr më mjekime për HIV

Ai është shprehur i lumtur  që virusi nuk mund të gjendej më në trupin e tij.

“Kur u diagnostikova me HIV në 1988, si shumë të tjerë, mendova se ishte një dënim me vdekje. Nuk e kisha menduar kurrë se do të jetoja deri në ditën që nuk do të kisha më HIV”, tha 66-vjeçari.

Megjithatë, ai nuk u trajtua për HIV, por leucemi në gjak, nga e cila u diagnostikua 3 vjet më parë.

Ekipi mjekësor tha se ai kishte nevojë për një transplant të palcës kockore për të zëvendësuar qelizat e tij kancerogjene të gjakut, ndërsa rastësisht doli që dhuruesi ishte rezistent ndaj HIV.

Sipas qendrës së kancerit në Los Angeles, i moshuari kreu transplantin 3 vjet e gjysmë më parë dhe ka qenë në trajtim për HIV për 17 muaj.

You may also like