Drita mban ritmin e kryesuesve, thyen kampionët në “Fadil Vokrri”

by admin
Spread the love

Vetëm një gol është shënuar në tre ndeshjet e sotme në kampionatin e Kosovës. Prishtina-Drita ishte supersfida e javës së 17-të.

Miqtë nga Gjilani fituan 0-1 në kryeqytet, duke siguruar një fitore të madhe kundër kampionëve në fuqi të futbollit dardan.

“Intelektualët” realizuan golin e avantazhit dhe të fitores në minutën e 35-të me anë të sulmuesit Marko Simonovski. Drita menaxhoi shumë mirë minutat e mbetura dhe u kthye në shtëpi me 3 pikë.

Suksesi i dytë në kampionat për skuadrën nga Gjilani, që është ngjitur në vend të tretë me 31 pikë, dy më pak se Ballkani kryesues.

Prishtina rikthehet të humbasë pas pesë javëve dhe bardhekaltrit renditen në vend të pestë me 24 pikë, nëntë më pak se vendi i parë.

Dy përballjet e tjera, Dukagjini-Llapi dhe Ulpiana-Feronikeli, ishin tepër të forta dhe të luftuara, por nuk prodhuan asnjë gol.


Top Channel

You may also like