Dridhen tek Interi, sekuestrohen 62 raporte për skandalin me plusvalencat

by admin
Spread the love

Vazhdojnë hetimet për parregullsitë me plusvalencat në futbollin italian. Së fundmi Guardia di Finanza ka “pushtuar” zyrat e Covisoc, në selinë e Federcalcio në Romë. Kjo ndodhi si pjesë e hetimit nga prokuroria e Milanos për shkeljet që Interi mund të ketë bërë me plusvalencat.

Kështu, sipas asaj që raporton Repubblica, policia ka mërrë nga zyrat plot 62 raporte ku mund të zbulohen parregullsitë e zikaltërve. Në operacionet e dyshimta, përfishen gjithashtu edhe Juventusi dhe Napoli. Raportet janë të viteve nga 2019 deri në 2021.

Dokumentat tashmë kanë hyrë ne hetimin e zëvendës prokurorit Maurizio Romanelli dhe prokurorit Giovanni Polizzi. Një thellim më tej për hetimet ndaj Interit nga prokuroria, pasi më parë janë bastisur edhe zyrat e vetë Interit për të gjetur parregullsi me plusvalencat. /oversport.tv

You may also like