Dresen me objektiv të qartë: Ambicia dhe dëshira e lojtarëve nuk mungojnë, Bajerni fiton Championsin

by admin
Spread the love

Jan-Kristian Dresen mori pozitën e shefit të Bajernit në verë duke pasuar Oliver Kahnin. Nënshkrimi me Herri Kejnin u përfol edhe si një arritje e 56-vjeçarit gjerman, teksa bindi presidentin e Totenhemit, Daniel Levi, në reduktimin e shifrës finale të operacionit “Kejn”, poshtë 100 mln eurove.

Suksesi me Mançester Junajtidin ka mjaftuar që Dresen t’u tregojë “dhëmbët” rivalëve në pretendimet e klubit gjerman në Ligën e Kampionëve, triumfin: “Dështimi në Frankfurt shërbeu si mësim për ne. Në Champions diktuam tjetër energji. Mendoj se në Mançester ekipi demonstroi forcën dhe karakterin prej një klubi që kërkon të dominojë në çdo fron pjesëmarrës. Fitorja e kompeticionit më të rëndësishëm për klube mbetet objektivi parësor, do të bëjmë gjithçka. Ambicia dhe dëshira e lojtarëve nuk mungojnë, kështu që të marshojmë sa më fort në rrugëtimin drejt titullit. Kemi konkretizuar fazë të shkëlqyer në grupet e tashmë është momenti ta vërtetojmë se jemi të njëjtët edhe në raundet pasuese”, përfundoi Jan-Kristian Dresen.

Sezoni 2019-2020 shënoi etapën e fundit kur Bajerni u kurorëzua në Champions.

PANORAMASPORT.AL

You may also like