Drejtuesit e KOK-ut i ofruan mbështetje Ukrainës

by admin
Spread the love

U mbajt takimi i KO të Evropës Qendrore dhe Juglindore, drejtuesit e KOK-ut i ofruan mbështetje Ukrainës.

Është mbajtur për dy ditë në Bukuresht të Rumanisë takimi i 15 Komiteteve Olimpike Kombëtare, pjesë e të cilit ishte edhe Komiteti Olimpik i Kosovës me presidentin, Ismet Krasniqi dhe sekretarin e përgjithshëm, Besim Aliti.
Thellimi i bashkëpunimit mes Komiteteve Olimpike Kombëtare, përgatitjet para Asamblesë së Komitetit Olimpik të Evropës (EOC), që mbahet muajin e ardhshëm në Shkup, ishin disa nga temat që u diskutuan në takim.
Temë e veçantë ishte edhe gjendja në Ukrainë dhe ofrimi i mbështetes së Komiteteve Olimpike për Ukrainën dhe sportistët e saj.

Me këtë rast, drejtuesit e KOK-ut zhvilluan takim të veçantë me presidentin e KO të Ukrainës, Sergej Bubka, të cilit i ofruan gatishmërinë e madhe të KOK-ut për mbështetje dhe ndihmë në aspektin sportiv, për çka presidenti Bubka u ndje mirënjohës dhe falënderues ndaj presidentit Krasniqi dhe sekretarit të përgjithshëm, Aliti.

KOK falënderon edhe KO të Rumanisë për organizimin dhe mbarvajtjen e këtij takimi, me theks të veçantë presidentin, Mihai Covaliu, për mikpritjen e ngrohtë, ndërsa Komitetit Olimpik të Maqedonisë së Veriut, iu uron suksese në organizimin e Asamblesë së EOC-ut.

You may also like