Drejtori i Ujësjellësit vodhi shtëpinë e Benzemasë, Kreshnik Spahiu e ironizon arrestimin e tij: Po të vidhte të Leo Messit do ishte bërë minister

by admin
Spread the love

Drejtori i Ujësjellësit të Kurbinit, Alfred Prodani, ditën e djeshme është arrestuar në kushtet e flagrancës nga Policia e Lezhës, pasi ndaj tij kishte një urdhër kërkimi ndërkombëtar.

Prodani akuzohet për vjedhjen e disa shtëpive në Spanjë, përfshirë vilën e sulmuesit të Real Madrid, Karim Benzema.

Ndërkohë, Kreshnik Spahiu, ka ironizuar arrestimin e Prodanit, pasi thotë se nëse do të shihte vjedhur shtëpinë e Leo Messit, atëherë do ishte bërë ministër.

Reagimi i Spahiut:

“Ky drejtori Ujësjellsit që u arrestua, kishte vjedh 40 shtëpi në Spanjë, përfshi dhe vilën e Karim Benzema.
Po të kish vjedh Ronaldon do zgjidhej deputet.
Po të kish vjedh Leo Messin do emërohej Ministër.
Ju dhjefsha diplomat të gjithve ju që jeni pa punë.
Harrojeni karrierën, nëse nuk keni ca vite burg”, shkruan Spahiu.

You may also like